Meta: PL nismë për skemën e pensioneve, ta përfitojnë edhe ata me 15 vite punë

16 Shkurt 2024 | 10:54

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një tryezë diskutimi me ‘pensionistët dhe grupet në nevojë”.

Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të ndërmarrë një nismë për skemën e pensioneve e cila siç tha ka diskriminuar pensionistët si shtresa më vulnerabël e shoqërisë.

Sipas  tij, qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7489 lekë dhe në zonat rurale 3238 leke për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

“Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune sipas kontributit të tyre”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026