“I refuzoi brutalisht”, Baton Haxhiu: Ja mesazhi i Blinken për opozitën

16 Shkurt 2024 | 14:23

Gazetari Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se refuzimi brutal që Sekretari amerikan i Shtetit i bëri opozitës duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, është një përjetim i rëndë politik.

Sipas Haxhiut, ky është një mesazh që SHBA ka dashur t’i japë opozitës në Shqipëri se është fajtore për regjimin, siç e quan Berisha, me veprimet dhe mosveprimet e veta.

“Është dhimbje e madhe, përjetim i rëndë politik. Sekretari i shtetit realisht refuzon, jo estetikisht, as me nuanca, por brutalisht duke i dërguar mesazh që fajtorët pse ky lloj regjimi, siç thotë Berisha, është i tillë, se kanë bojkotuar zgjedhjet lokale dhe kanë djegur mandatet. Dhe nëse këta besojnë se demokracia ruhet mbi këto parametra, jo. Janë edhe pushtete të tjera. Dhe ajo që ka munguar në këtë vizitë dhe është shqetësuese është se nuk është hapur çështja e mediave. Problemi i demokracisë në Shqipëri është opozita dhe mediat”,  tha Haxhiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024