3 afrime tek Vllaznia e femrave, skuadra prezanton blerjet e reja
Vllaznia në futboll për femra ka vijuar përforcimet, të cilat i konsideron të domosdoshme për arritjen e objektivave. Drejtuesit e klubit kanë prezantuar këtë të premte 3 prej lojtareve të ardhura së fundmi, konkretisht Fortesa Berisha, Briana Lee O’Dell dhe Risa Yamada, kjo e fundit e ardhur nga Japonia.
Presidenti Lazer Matija ka pohuar se skuadra është gati për të arritur objektivat.
Vajzat e afruara në merkato kanë vlerësuar maksimalisht skuadrën e Vllaznisë, ndërsa i bashkohen synimeve të vendosura nga drejtuesit.
“Të luash për Vllazninë do të thotë shumë, këtë e kanë dëshmuar dhe vajzat që kanë arritur 10 herë të shpallen kampionë dhe besoj që së bashku të bëjmë të 11-tën këtë vit”, tha Fortesa Berisha, futbolliste e Vllaznisë.
“Mbarova kolegjin dhe futbolli ishte ëndrra ime prandaj doja të luaja për një ekip të madh me shumë trofe dhe atëherë menaxheri im më prezantoi me Vllazninë . Jam shumë e kënaqur këtu dhe shpresoj të vijojmë këtë rrugë me trofe”, tha Briana Lee O’Dell, futbolliste e Vllaznisë.
“Më pëlqen ekipi që nga dita e parë që jam këtu. Më pëlqen historia e klubit dhe kam parë trofetë e fituara. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Jam e para lojtare japoneze në kampionatin e femrave dhe është shumë kënaqësi”, Risa Yamada, futbolliste e Vllaznisë.
Krahas blerjeve Vllaznia vijon përgatitjet, ku në fundjavë i rikthehet kampionatit, në përballjen me Partizanin në “Loro Borici”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta