Dhuna në futbollin e femrave, presidenti i Vllaznisë: Më goditën e vajzën
Një episod dhune është regjistruar në futbollin e femrave në Shqipëri, në përballjen mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Në fushën Skënder Halili, u luajtën vetëm 22 minuta lojë, për shkak të sherrit të ndodhur mes dy ekipeve të futbollit të vajzave Tirana-Vllaznia.
Protagonistët e këtij sherri ishin fillimisht vajzat në fushë dhe më pas ndërhyrja e stafeve teknike të të dyja ekipeve, deri tek futja në fushë e presidenteve të ekipeve
Lazer Matija, president i KFF Vllaznia i ftuar në Euronews Albania, ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur në fushë, duke thënë se ai së bashku me të bijën janë goditur.
Sipas tij, disa persona hynë në fushë dhe i janë drejtuar lojtares së tij Megi Doçit, situatë e cila ka ndodhur dhe një vit më parë po me të njëjtën lojtare.
“Kanë hyrë një metër brenda fushës dhe i janë drejtuar lojtares sime. E njëjta gjë ka ndodhur dhe një vit më parë po me të njëjtën lojtare. Këtë lojtare tentojnë ose ta dëmtojnë. Kjo që ka ndodh është turp. Unë kam shkuar në drejtim të Megi Doçit dhe I kam thënë mos u provoko, futu në fushë. Kam dëgjuar fjalorin më të pistë ndaj Megit. Jashtë bankinës kam parë djalin e Presidentit që unë e njoh dhe I kam thënë turp të vij për këtë fjalor që përdorni ju. Mua më goditën nga pas, por jo vetëm mua por dhe pjesëtarë të tjerë. Aty nuk është marrë vesh se kush është Tirana dhe kush është Vllaznia. Kishte godtje masive. Unë kam kontaktuar dje me telefon presidentin e Tiranës dhe jemi sqaruar me të. Ai e pranon vetë që unë nuk e kam goditur. Më kanë godur dhe vajzën aty. Kanë godit pjesëtar të stafit dhe lojtarët. Kapasur çuna të tjerë me kapuç dhe kanë godit kë kanë njohur dhe kë jo. Ka qenë një grindje masive”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë