Plagosi me thikë një 22-vjeçar, arrestohet pas disa orësh i riu në Shkodër

16 Shkurt 2024 | 17:01

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi gjatë një konflikti plagosi me thikë një 22-vjeçar.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta.

22-vjeçari po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër-Plagosi me (thikë), gjatë një konflikti të çastit një 22 vjeçar, Policia pas disa orësh ndjekjeje kapi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit  A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026