“Për në Shqipëri, Karl!” një roman ndryshe mbi historinë e vendit tonë

16 Shkurt 2024 | 18:04

Pranë Universitetit Europian u promovua libri “Për në Shqipëri, Karl!” i shqipëruar nga Armand Plaka.

‘’Për në Shqipëri, Karl!  është titulli origjinal i romanit të autorit Peter Marxheimer, botuar së pari në Gjermani në vitin 2007 dhe shqipëruar ne 2020 nga Armand Plaka.

Marxheimer ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar historitë e vitit 1914 në Shqipëri.

Libri është më shumë një roman historik rreth ngjarjeve që zhvillohet në vendin tonë në prag L. I. Botërore, Por, autori, me shumë mjeshtëri vendos në qendër të tij udhëtimin e një gazetari gjerman, të cilin e lidh me ngjarje dhe persona realë, protagonistë të zhvillimeve historike të kohës.

Vepra është renditur si pjesë e kolanës prestigjoze të botimeve “Scripta Manent” dhe përmban një parathënie nga studiuesja e mirënjohur, Prof. Dr. Nevila Nika

Romani, i cili është i një lloji të veçantë të romanit historik paraqet një sfidë më vete për lexuesin. Edhe pse libri duket si një roman i krijuar enkas për të sfiduar historiografët, penës së autorit nuk i mungojnë edhe përshkrimet e bukura dhe plot kolorit që tregojnë dyzimin e tij mes të qenit sa historian, po aq edhe shkrimtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026