“Albania Letteraria”- Shkrimtarja italiane: I kushtohet letërsisë shqiptare

19 Nëntor 2023 | 16:20

Kritikja dhe shkrimtarja italiane, Ana Lattanzi, është shprehur se “Albania Letteraria” është një hapsirë që i kushtohet letërsisë shqiptare.

Komentet Lattanzi i bëri gjatë një interviste në Euronews Albania, ku tha se me kalimin e kohës kjo ‘organizatë’ e ka zgjeruar aktivitetin e saj.

Ajo shtoi se tani “Albania Letteraria” jep informacione dhe udhëzon lexuesit drejt librave më interesant.

“Mund të themi se kishim shumë risi këtë vit. Me rastin e panairit të gjithë prodhojnë diçka të re, edhe për t’u promovuar. Më pëlqen të citoj librin fitues të Mira Meksit. U kënaqa shumë për këtë vendim të jurisë. Është shkrimi, lloji i shkrimit, shkrim elegant. Cilat do të jenë mbresat dhe rezultatet, do ta shohim me kalimin e kohës.

Atëherë ‘Albania Letraria’ është një reviztë në Itali që i kushtohet letërsisë shqiptare. Ka lindur nga një ide e drejtorit Olti Buzi që donte ta krijonte si një risi brenda një portali, që donte të jepte idenë e librave të botuar në Itali, të autorëve shqiptarë të përkthyer, të autorëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe të huajve.

Por në një moment të caktuar menduam pse të mos i jepnim një kuadër më të plotë. Drejtohet lexuesi drejt librave më interesantë. Filluam të organizonim evente, ngjarje, prezantime. Pra Albania Letteraria ka marrë formën që ka sot. Japim informacione dhe udhëzohen lezuesit drejt librave më interesant.

Do të doja të theksoja se kjo bëhet me forcat tona, është një bashkëpunim që bëhet në formë vullnetare. Ky rrjet u krijua me shoqatat shqiptare, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Konsullatën shqiptare në Itali. Pra vendosëm t’i jepnim një kuadër shumë më të plotë, prandaj ‘Albania Letteraria’ ka marrë formën që ka sot”, është shprehur Lattanzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026