Ndërroi jetë dje, ekipi i Navalnyt: Trupi i tij s’ishte në morg, siç thanë zyrtarët

17 Shkurt 2024 | 17:20

Ekipi i opozitarit të vdekur rus, Alexei Navalny ka thënë se trupi i tij nuk është në morgun ku zyrtarët thanë se ishte.

Sipas mediave të huaja, Kira Yarmysh, një zëdhënëse e aktivistit rus, tha se nëna dhe avokati i Navalny kishin mbërritur në morg, në Salekhard, një qytet pranë burgut ku ai kishte shërbyer, por ai ishte i mbyllur.

Në një përditësim në rrjetin social “X”, Yarmysh tha që të dy ishin “siguruar” se trupi i tij nuk ishte atje.

Por Yarmysh vazhdon duke thënë: “Avokati thirri numrin e telefonit që ishte në derë. Atij iu tha se ai ishte telefonuesi i shtatë sot. Trupi i Alexeit nuk është në morg.”

Kujtojmë se Navalny ndërroi jetë ditën e djeshme, teksa ishte duke kryer dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Rusi.

Ai u burgos për motive politike, pasi vlerësohej se ishte kritiku më i ashpër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026