4 ditë pune në javë, kush do të guxojë në Shqipëri
Në emisionin Money në Euronews Albania u analizua vendimi i disa vendeve europiane për të praktikuar 4 ditë pune në javë dhe 3 ditë pushim.
Studimet tregojnë se një ditë e shtuar pushimi, i bën punonjësit më efektivë, ul stresin, përmirëson ekuilibrat punë-jetë; dhe për të gjitha këto, produktiviteti i tyre në punë shtohet. Nga viti 2015 e deri më sot, numri i kompanive që kanë kërkuar riorganzim të punës me kohë më të shkurtër është rritur në disa prej shteteve me ekonomi të qendrueshme dhe sot më shumë se 300 firma private në 27 vende kërkojnë punonjës për vetëm 4 ditë në javë me pagë që nuk reduktohet.
Eksperti i Ekonomisë Elvin Meka deklaroi për Money: “Duhet të priten rezultate konkrete pasi janë lëvizje shumë të forta të cilat mund të jenë të krahasueshme me lëviizjhet e shekullit XIX-XX, kur diskutohej për javën 5 ditore. Pra janë lëvizje dhe modelime të reja për mënyrën e qasjes ndaj punës, të cilat për të pasur efektin e plotë kërkojnë dalje nga faza eksperimentale”.
Një organizatë me emrin “Four Day Ëeek Global” nxit kompanitë që angazhohen të ulin ditët e punës, por jo pagat. Ajo ka asistuar në eksperimentet e 500 kompanive në Australi, Britani, Afrikë të Jugut, Suedi e SHBA, por nuk e ka pasur deri më tani konsulencë me ndonjë kompani që operon në Shqipëri, e cila do të ishte e para që do të sillte këtë revolucion.
Eksperti i punësimit Erion Muça deklaroi se ky proçes në Shqipëri do të vijë pak nga pak.
“Unë mendoj se ky proces në Shqipëri do të jetë I ngadaltë dhe dotë vijë pas disa vitesh, por duke u bërë një klasifikim i punëvë që nuk kërkojnë punonjës fizikisht në punë dhe punë të llojit shërbime, që ngarkesat varen nga flukset, momentet dhe gjithë pjesën tjetër të javës, t’ja dedikojë pushimeve, më qëllim që të jetë më i karikuar për vazhdimësinë”, deklaroi Muça.
Eksperti i Ekonomisë Elvin Meka tha se kjo mund të nisë në të ardhmen e afërt në Shqipëri, vetëm nga disa kompani të kufizuara, por është e parakohshme të mendosh se mund të ndodhë nga sipërmarjet private.
Gjithësesi nuk mund të përjashtohen disa sipërmarrje, të cilat për shumë arsye mund të zgjedhin në të ardhmen e afërt, natyrisht janë shumë pak, e që mund të eksperimentojnë ndoshta në stafe të kufizuara javën me 4 ditë pune, por të mendosh një qasje të plotë, kjo është disi e parakohshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve