Blegtorët e jugut sërish në protestë/ Peticion Ministrisë: S’janë plotësuar kërkesat
Për të katërtën herë blegtorët e Jugut kanë protestuar serish, në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit.
Sipas blegtorëve kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.
Ata kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë me kërkesat për rritjen e çmimit të qumështit, dyfishimin e subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe investimet për veprat ujitëse në blegtori.
“Nga ana e ministrisë ne kërkojmë pikë e parë rigjenerimi i kullotave dimërore, të cilat kanë dalë jashtë përdorimit dhe nuk janë funksionale, kërkojmë që të merret mendimi edhe i specialistëve të vjetër të cilët kanë eksperiencë pune, kërkojmë me çdo kusht rregullimin e trsgut të çmimit të mishit, ku ti dihet origjina dhe mishi i importit që tregëtohet nuk mund të tregëtohet për mish vendi dhe bio.”
“Ka investuar për thertore miliarda lekë, me çfarë do të furnizohet, ku i merr, vjen kasapi tek unë dhe thotë po do, po s’do, sa i do zemra, çfarë roli luan ajo thertore kur nuk marrin lekë nga ne.”
Blegtorët e Jugut do të vazhdojnë protestat për plotësimin e kërkesave të cilat i cilësojnë të domosdoshme për zhvillimin e sektorit të blegtorisë në Jug të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve