Cili është profili i një pedofili? Punonjësja sociale: I frustruar, bullizues…

19 Shkurt 2024 | 07:50

Pranvera Dhima, punonjësja sociale ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians”, ku  ka folur për pedofilinë. Ajo tha se është e vështirë të caktosh një profil të një pedofili, pasi një pedofil mund të jetë kushdo.

Ajo tha se shpesh ndodh vitet e fundit që një pedofil të fshihet pas anonimatit në rrjete sociale, e për këtë arsye është e rëndësishme që fëmijët të edukohen e të fuqizohen në mënyrë që të mos kenë frikë të flasin me prindërit në raste përballje me shantazhet e një pedofili.

“Është e vështirë të vendosësh një  profil, mund të jetë kushdo që ti mund ta kesh edhe në klasë që të hapë një llogari e duke u fshehur pas anonimatit ata mund të kërkojnë përfitime. Mund të jenë njerëz me çrregullime të shëndetit mendor, mund të kenë çrregullime të sjelljes, mund të kenë probleme me vetëbesimin, probleme të impulseve të veta.

]Pa diskutim që aty ka nevojë për përmirësim dhe ata kanë nevojë për ndihmë për vete, sepse nuk është normale që përmes shantazhit, të  plotësosh një nevojë tënden. Për këtë arsye është e rëndësishme që ne të fuqizojmë fëmijët”,-tha punonjësja sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024