“Kriminelët e kërkuar nga Interpol zgjedhin rrugë tokësore”-eksperti tregon arsyen…

19 Shkurt 2024 | 08:49

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians” ku tha se zakonisht kriminelët e kërkuar nga Interpoli zgjedhin kalimin kufitar tokësor.

Sipas tij kjo ndodh pasi është e lehtë që të kalo9sh pasi jo në pak raste ka  policë të korruptuar që u mundësojnë kalimin. Megjithatë Softa tha se nuk përjashtohen raste kur këta persona vijnë edhe nëpërmjet kalimit nga aeroporti.

“Pjesa më e madhe vijnë në rrugë tokësore. Ka pasur edhe raste që kanë ardhur nga aeroporti, herë janë ndaluar e herë jo. Ka shumë mënyra për të kaluar kontrollet e për tu kamufluar.

Në përgjithësi ata përdorin identitete të rreme, si pasaportat, ne e dimë që në Shqipëri janë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhohen për krijimin e identiteteve të rreme, duke marrë nënshtetësinë e një shteti apo të një tjetri. Kjo ka qenë një mundësi për të kaluar.

Pikat kufitare, mund të qëlloj të kemi njerëz të korruptuar, ne kemi parë rastin kur oficeri i policisë kalonte drogën, hipte në makinë dhe kjo u kap nga pjesa greke jo nga ajo shqiptare se ka pasur bashkëpunim me policinë”,-tha eksperti Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024