“E sulmoi luani dhe iu gjet vetëm karta e identitetit”, Indiani: Vdiq për 1 foto…

19 Shkurt 2024 | 09:49

Një burrë ka vdekur pasi ka kaluar një gardh  kopshtit zoologjik në një përpjekje të dukshme për të bërë një selfie me një luan, i cili pas e ka sulmuar atë për vdekje.

Indiani i njohur me pseudonimin Baba G. ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për “Good Morning Albania”, ku ka folur më tepër për këtë rast tragjik.

“Ka qenë i dehur, ka kaluar 15 metra brenda hapësirës ku ndodhej luani. Është e vështirë të thuhet se përse e bëri këtë veprim, por nga deklarata e policisë gjithçka që u mor vesh është se u gjet karta e identitetit dhe portofoli i tij. Ende nuk dihet nëse janë gjetur familjarët e tij. Në rrjete sociale në shpesh shikojmë tentativa idiote për tu bërë i famshëm. Njerëz që janë të pirë nuk duhet të futen në vende të tilla”,-tha indiani Baba G.

Incidenti ndodhi të enjten në Parkun Zoologjik Sri VenkateswaraAndhra Pradesh, Indi. Stafi e kishte paralajmëruar më parë Gujjarin që mos ti afrohej shumë rrethimit por mesa duket ai nuk e kishte marrë seriozisht.

Autoritetet kanë konfirmuar se po kryejnë një autopsi në trup për të identifikuar nëse alkooli apo droga luajtën një rol në vendimin e Gujjarit për të kapërcyer gardhin. Policia lokale ka konfirmuar se kur ishte në kopshtin zoologjik ai ishte vetëm dhe tani është në proces të përpjekjes për të kontaktuar familjen e tij.

Luani që e sulmoi u identifikua si Dongalpur dhe tani ai është zhvendosur në një kafaz prej momentit pas sulmit. Kopshti zoologjik ka gjithashtu dy luanë të tjerë, të quajtur Kumar dhe Sundari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024