Mori peng italianin që i vodhi 100 kg kokainë, kush është i “forti” që u ekstradua
8 muaj pas arrestimit në Shëngjin, ekstradohet drejt Italisë, Ardjan Isufaj i shpallur në kërkim nga autoritete e vendit fqinj pasi akuzohet për trafik droge nga amerika latine dhe pengmarrje.
Arrestimi i 40 vjeçarit, erdhi pas prangosjes së 4 bashkëpunëtorëve të tij po nga Shqipëria, të cilët së bashku me 3 shtetas nga Republika Domenikane dhe 1 nga Ekuadori, në nëntor të 2022 tentuan të trafikonin drejt Italisë 100 kilogramë kokainë.
Ngarkesa ishte nisur nga grupi drejt Europës përmes portit të Guajakilit, ku gjatë lundrimit u zhduk nga kontejneri ku ishte vendosur. Përballë kësaj situate grupi në përbërje të së cilit ishte Ardjan Isufaj dhe 4 shqiptarë të tjerë morën peng një shtetas Italian, për të cilin dyshonin se kishte informacione për vendodhjen e drogës.
Për të mësuar fatin e ngarkesës prej 100 kilogramësh 5 shqiptarët e kanë kërcënuar italianin se do e vrisnin. Pas rrëmbimit, drejtuesit e grupit u arratisën drejt Shqipërisë, vend nga ku dyshohet se vazhduan aktivitetin e tyre kriminal të trafikut të drogës nga amerika latine, deri në qershor të 2023 kur u vunë në pranga nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon