Greva e fermerëve grekë, bllokohet lëvizja e automjeteve të rënda në Kakavijë

19 Shkurt 2024 | 16:01

“Greva e fermerëve të zonës së Janinës, Greqi gjatë ditës së sotme dhe bllokimi i tyre i vazhdueshëm i rrugës kombëtare Kallpaq-Janinë ka krijuar probleme për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në të dyja anët e kufirit.”

Kjo protestë ka bërë që efektet të ndihen edhe në vendin tonë. Greva e fermerëve grekë ka bllokuar sërish këtë të hënë lëvizjen në drejtim të doganës së Kakavijës.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër pala greke kishte njoftuar se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq-Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Për këtë shkak gjatë të hënës në kufi është lejuar qarkullimi vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë si kamionë dhe autobuzë, janë lejuar të qarkullojnë me intervale kohore duke shmangur bllokimin e plotë të lëvizjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026