“PL i bashkohet protestës së opozitës”, Xhixho: Pse qytetarët duhet të marrin pjesë
Erisa Xhixho, nënkryetare e Partisë së Lirisë ishte këtë të hënë e ftuar në Euronews Albania ku tha se forca politike që ajo përfaqëson është gati për protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër.
Ajo tha se çdo qytetar ka një arsye për të protestuar më 20 shkurt, pasi vitet e fundit kemi pasur largime të mëdha të të rinjve, ndërsa arsye për të protestuar vijon të mbetet arsimi, pensioni, taksat dheçmimet e larta. E pyetur për përgatitjet e Partisë së Lirisë për protestën, Xhixho u përgjigj:
“Të gjithë kanë një arsye për të protestuar, që nga taksa te larta, që nga rritja e çmimeve, 60% e shqiptarëve janë në varfëri ekstreme. Arsimi është gjithashtu një arsye, testi i PISA na e tregoi këtë, ne kishim rënie në të gjitha degët. Gjithashtu problematik e madhe është se nesër do kemi pamundësi për të patur mësues. Pensionet janë më ulëtat në rajon. Blegtoria dhe bujqësia, biznesi fason, taska për bizneset e vogla, secili qytetar ka një arsye për të protestuar nesër.
Gjithë investimi i këtyre ditëve e ka qenë që të kemi sa më shumë qytetarë. Patjetër unë do jem në protestë. Unë kam qenë edhe në protestat e shoqërisë civile edhe në protestat që kanë qenë për fëmijët, për dhunën ndaj grave, për çdo lloj proteste.
Të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë, drejtuesit e saj, janë të investuar në zonat e tyre për të qenë pjesëmarrës në këtë protestë. Ne jemi përballë një regjimi dhe unë si deputete në Kuvend, të gjitha denoncimet apo projektligjet që ne dërgojmë në Kuvend nuk futen në proces legjislativ edhe pse është detyrë e kuvendit”, tha Xhixho.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë