Agim Nesho: Kurti është brenda një loje shumë të madhe ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”.
Kurti tha se Qeveria e tij duhet ta respektojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, sepse me Kushtetutë dhe ligj e ka për detyrë.
Këtë e komentoi diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se po luhet një lojë shumë e madhe ndërkombëtare brenda të cilës ndodhet Kurti.
“Kurti e tha vetë që janë në një dakordësi të plotë me komunitetin e plotë ndërkombëtar, por jo për të bërë lëshime. Kjo është përgjigja më e saktë e një shtetari që bashkëpunon me Komunitetin ndërkombëtar, ndan të njëjtat vlera, por s’ka pse të bëjë lëshime kur vjen puna për respektimin e Kushtetutës, sovranitetit të vendit të tij. Kjo është ajo që e dallon Kurtin nga klima e oligarkëve që janë në Ballkan. Perëndimi mendonte se është më e rëndësishëm që në këto momente të jetë një bashkëpunim i frytshëm me regjimin e Beogradit për arsye që dhe Beogradi të merrte diçka dhe të arrinte atë të ashtquajturën paqe dhe stabilitet në Ballkan. Në të gjithë këtë lojë të madhe, Kurti ndodhet i vetëm përpara një problemi të madh, të ruaj sovranitetin e tij. Kurti është brenda një loje shumë të madhe ndërkombëtare”-tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje