“Shiti dhitë se s’po gjente nuse”, fermeri flet për kushëririn bari nga Burreli
Alban Çakalli i cili punon si fermer, ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku ka folur rreth shqetësimeve dhe problemeve që vijnë nga puna si bari.
Ai tha se janë një sërë faktorësh që ndikojnë që shumë barinj të braktisin këtë profesion edhe pse ndoshta të ardhurat monetare janë më se të mjaftueshme. Ai përmendi rastin e kushëririt të tij, i cili kishte shitur mbi 200 krerë dhi dhe kishte hequr dorë nga ajo punë, për shkak se nuk po gjente dot nuse.
“Në fakt para 3 ditësh kam diskutuar me kushëririn tim i cili me profesion ka qenë bari, ka pasur 200 krerë dhi në maj të malit, nga zona e Burrelit dhe i ka shitur dhitë jo për shkak të mungesës së fitimit, sepse ka një farë fitimi, por për arsye se nuk po gjente nuse.
Ai sot është 40 e ca vjeç, ka shitur dhitë e ka zbritur poshtë. Tani nuk po gjen nuse se është në moshë të madhe dhe nuk po e marrin”,-tha Çakalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s