Bayern merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Tuchel, del me njoftim zyrtar
Thomas Tuchel dhe Bayerni i Mynihut do të ndajnë rrugën në fund të këtij sezoni, me gjermanin i cili nuk ka bindur me punënë e tij. Në një mbledhje të zhvilluar së fundmi mes palëve janë shtruar problemet me të cilat skudra haset, si dhe zgjidhjen që mund ti jepet, e kjo e fundit është shkarkimi i Tuchel. Akordi mes palëve është arritur në mënyrë të tillë ku 50-vjecarit do ti jepet besim vetëm për këtë afat kohor. Në verë ai duhet të largohet së bashku me stafin e tij, teksa emri i zëvendësuesit akoma nuk është vendosur.
Arsyeja kryesore për marrjen e këtij vendimi janë rezultatet negative të Tuchel, sidomos humbja me Lazion, e cila nuk është kapërdirë lehtë. Jo vetëm kaq, por që prej marrjes së Bayernit ai ka humbur disa trofe, duke fituar vetëm Bundesligën në sezonin e shkuar, teksa u eliminua nga kupa edhe përgjatë këtij viti. Poashtu përplasjet me futbollistët kanë qenë të shumta, duke bërë që këtu të fundit të dalin kundër teknikut, që më herët ka fituar Championsin me Chelsean.
Por kush do të jetë zëvnedësuesi i tij? Kjo pyetje po bëhet në Evropë, me disa trajnerë të cilët janë përfolur në lidhje me rekordmenët e Gjermanisë. Zidane, Mourinho, Conte dhe Alonso janë 4 emrat, me portugezin i cili madje ka filluar të mësojë gjermanisht. Një rikthim i Hansi Flick poashtu nuk do të qe cudi, por cv e trajnerit mori notë negative në botërorin e Qatarit nën drejtimin e panzerave. Ndërkohë në mediat gjermane bëhet me dije se merkato e verës 2024 do të jetë e fuqishme nga ana e Bayen.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër