800 kompani turke në Shqipëri, qarkullojnë 3.7 mld euro në vit

21 Shkurt 2024 | 15:47

Shqipëria është e hapur për të pritur më shumë investime nga Turqia. Kjo ftesë e kryeministrit Edi Rama shkon për korporatat turke, të cilat mund të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në vendin tonë. Turqia është partneri i katërt më i madh tregtar i Shqipërisë pas Holandës, Zvicrës dhe Italisë.

Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit, dhe sot ato qarkullojnë 3.7 mld euro çdo vit, me shtrirje në sektorë bankarë, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi. Sipas bilancit në Qendrën e Biznesit, sot operojnë rreth 800 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz.

Turqia është gjithashtu është një treg i madh për Shqipëria blen më shumë mallra. Vitin e shkuar vlera e importeve arriti në 830 mln euro, duke u dyfishuar në raport me 2016-n. Ndonëse në nivele shumë më të ulëta edhe vlera e mallrave shqiptare të eksportuara drejt Turqisë, ka pësuar rritje duke arritur në 50 mln euro vitin e shkuar, nga 28 milionë që ishte para 5 viteve.

Sipas të dhënave Instituti i Statistikave deficiti tregtar Tiranë-Ankara, raporti mes importeve dhe importeve është më shumë se 325 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026