“Më vjen aroma e gatimit nga komshiu”- Inxhinieri zbulon arsyen: Kursejnë tubat
Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe automatizimi, ka shpjeguar se në disa pallate, aspirimi lë për të dëshiruar.
Komentet Duleviç i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se aroma e gatimit të komshinjve poshtë, përhapet edhe në banesat që ndodhen në katet më sipër.
Ai tha se shkak për këtë është kursimi me tubat dhe materialin e vendosur për aspirim dhe megjithëse vetë qytetarët mund të përdorin kundër valvulat, edhe kjo sipas tij nuk bën punë.
“Aspiratori, e keni parasysh aspiratorin te kuzhina, ose te banjot pa dritare që është një tmerr më vete? Por po flasim për pjesën e aspiratorit te kuzhina. Po të jesh në kat të dytë, të pestë të tetë e me radhë, ata që i kanë banesat në këto kate e kuptojnë çfarë do them.
Ti je mirë e bukur në banesën tende, gatuan komshiu poshtë dhe ty të vjen aroma e gatimit të komshiut.
Normalisht kjo gjë nuk duhet të ndodhë, por pse ndodhë do thoni ju? Sepse kursejnë tubat, kursejnë materialin dhe vendosni ju nga ato kundërvalvulat, por prapë nuk bëjnë punë”, tha Duleviç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës