Interpol e kërkon për sulmin në Banjskë, Radoiçiç shfaqet duke festuar ditëlindjen

22 Shkurt 2024 | 20:07

I kërkuari nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç, ka festuar i lirë ditëlindjen e tij të 46-të në Kopaonik të Serbisë.

Mediat bëjnë me dije se pamjet nga festa e ditëlindjes së tij janë publikuar në rrjetet sociale, por edhe nga politikani serb Nemanja Saroviç.

Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë vendosur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026