Samiti për Ukrainën në Tiranë, kur vjen Zelensky. Erdogan video-mesazh online
Në dy ditët e fundit të muajit shkurt, Tirana do të jetë mikpritëse e dy samiteve. I pari do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit ku për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një samit dedikuar Ukrainës, ku prezent do të jetë edhe vetë presidenti Volodimir Zelenksy.
Kreu i shtetit të Ukrainës pritet që të mbërrijë në vendin tonë mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë në këtë samit, ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve të Europës Juglindore.
Gjithçka pritet të zhvillohet në pallatin e kongresve, vend ku fillimisht do të bëhet pritja të gjithë liderëve dhe më pas do të jetë radha e sesioneve që do të zhvillohen të mbyllura, ku në fund të ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat.
Serbia do të përfaqësohet në këtë takim nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa nga Turqia përmes një videomesazh do të jetë edhe presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Një ditë më pas, më 29 shkurt do të mbahet një tjetër samit me fokus tek rajoni mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ku prezent do të jenë të 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe zyrtarët nga Brukseli.
Në këtë takim do të jetë prezente presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der leyen.
Plani i bashkimit europian për Ballkanin Perëndimor që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave dhe kryerjen e investimeve që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian me këto vende.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve