“Do zbardhen tabulatet telefonike 6-mujore”, flet eksperti për vrasjen e 50-vjeçarit
Eksperti Fation Softa në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur ditën e sotme Durrësin por gjithë Shqipërinë, ku një 50-vjeçar është vrarë dhe groposur nga familjarët e tij.
Ai theksoi se duhen parë bisedat telefonike të familjarëve dhe të afërme por dhe antenat, për të parë se kush është i përfshirë në këtë ngjarje.
Mes tjerash ai theksoi se arma është baza kryesore e provave që mund të zbardh dhe krimin.
“Pamjet filmike tregojnë se është një mashkull që ka bërë spostimin e makinës. Është shumë e thjeshtë që vajza të tregojë armën sepse është baza kryesore, e plotësimit të një hetimi të caktuar. Është më e rëndësishme arma dhe gjetja e saj. Duhet të ndërtohet dinamika dhe skena e ngjarjes. Këtu do të hyjë në punë bisedat në telefona, antenat, personat që kanë qenë në afërsi me të. Kush ka qenë mjeti tjetër që ai është larguar nga vendi që braktisi vendin e parë. Të gjitha këta duhen vëzhguar për të parë se sa persona janë përfshirë në këtë vrasje, këto persona janë brenda familjes apo janë brenda saj. Duhet të kontrollohen antenat”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West