Roli i sondazheve, Bushati e Haxhiu të ndarë në qëndrime: Kompanitë gabojnë me qëllim në dëm të opozitave
Dy analistët e njohur, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati kanë shtjelluar argumentet e tyre në emisionin “Shock” në Euronews Albania mbi dobinë që kanë sondazhet në “matjen” e pulsit të votuesve.
Gazetari Andi Bushati tha se nuk u beson të dhënave, të cilat publikohen nga kompanitë e sondazheve. Ai për këtë rendit arsyet, që sipas tij, e bëjnë që t’i marrë me rezervë sondazhet që kryejë kompanitë mbi sjelljen votuese.
“Unë tani njihem për skeptizicizmi tim ndaj sondazheve. Unë e them hapur se nuk u besoj, për disa arsye. E para, është për arsye historike, pasi kompani të mëdha kanë dështuar në mënyrë të shkëlqyer. Sondazhet gjithmonë kanë dështuar duke i dhënë fitoren pushtetit. Pikëpyetja e dytë që unë ngre, është se nën një autokraci, ku njerëzit nuk janë të lirë të shprehin mendimet e tyre është e vështirë për sondazhuesit”, tha Bushati.
Ndryshe nga Bushati, z. Haxhiu tha se e mbështet përpjekjen e çdo kompanie, e cila synon të masë perceptimin e publikut në raport me zgjedhjet.
“Unë jam prej atyre përkrahësve ndaj çdo kompanie, që bën përpjekje për një çështje. Dallimi mes meje dhe Bushatit është se unë besoj që sondazhet janë mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë mendon popullata. Unë besoj tek metodologjia se si bëhen ato”, tha ai.
Duke folur përballë moderatores Bruna Çifligu, gazetari Haxhiu tha se sondazhet e bëjnë atë skeptik vetëm në një pikë: “Jam skeptik për faktin se partitë politike kur porositin sondazhet manipulojnë ato për një qëllim propagande, por jo për finalen e saj, sepse finalja nuk del kurrë nga matematika. Unë ju besoj, por jam skeptik tek pika që thashë më lart. Sondazhet tregojnë trendin, arsyeshmërinë dhe shqetësimet e popullatës”, tha ai.
Ndërkohë Andi Bushati thotë se kompanitë e mëdha kanë gabuar gjithmonë në dëm të opozitave, dhe kjo gjë shton ai nuk është e paqëllimtë.
“Kompanitë e mëdha kanë gabuar gjithmonë në dëm të opozitave dhe në favor të pushtetit. Më thuaj një kompani serioze që ka gabuar duke favorizuar opozitën. Gabimi këtu nuk është i paqëllimshëm. Nuk mund të ketë sondazhe nën regjime. Në Shqipëri sondazhet i kanë bërë fresk pushtetit”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme