Tik-Tok platformë për paligjshmërinë? Fuga: Teknologjia s’vret asnjëherë!
Akademiku Artan Fuga tha në një intervistë për Euronews Albania se histeria e shoqërisë ndaj Tik-Tok është qesharake dhe pa asnjë bazë.
Sipas tij nuk është teknologjia ajo që vret, por është njëri dhe mënyra se si ajo përdoret.
“Nuk vret teknologjia, asnjëherë. Kur vjen dhe dëgjon zëra nga njerëz që konsiderohen ekspertë në fusha të ndryshme por nuk janë dhe qarkullojnë mendime të stërvjetra pa asnjë bazë këtu fillon problemi. Teknologjia nuk ka vrarë asnjëherë, vret njeriu, përdorimi i saj, dhe kjo u bë qesharake se filloi histeria kundër Tik Tok, por ai njeriu që thuhej se u vra nga Tik Tok kishte pasur probleme të tjera të dhunës në familje dhe Tik Tok ishte veçse një gjë komplementare. Problemi është që ka një sulm të jashtëzakonshëm ndaj rrjeteve sociale në Shqipëri, kjo vjen nga disa qarqe intelektuale që janë mësuar që dijen ta kenë monopol dhe e dyta nga njerëz që kanë përbuzje ndaj popullit të tyre, rrjetet sociale tregojnë atë që është shoqëria më të vërtetë”, tha Fuga.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar