Ligji për zonat e mbrojtura|Kumbaro: S’lëviz asgjë nga sipërfaqja e tyre, ja qëllimi

25 Shkurt 2024 | 19:39

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është shprehur se me ligjin e ri për zonat e mbrojtura, nuk lëviz asgjë nga perimetri apo sipërfaqja e tyre.

Komentet Kumbaro i bëri në emisionin “Interview” në Euronews Albania, ku tha se ky ligj krijon instrumenta për mënyrën sesi njerëzit duhet të jetojnë apo përshtaten me këto zona.

Ajo tha gjithashtu se nëse qeveria do të donte t’i shkatërronte zonat e mbrojtura, nuk do të ndërmerrte nisma si ajo e mbrojtjes së lumit Vjosa, që sipas saj, janë në shërbim të këtyre hapsirave.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Do të shkatërrohen këto zona të mbrojtura, apo do të jenë të mbrojtura?

Kumbaro: Nuk lëviz asgjë nga perimetri apo sipërfaqja aktuale e zonave të mbrojtura. Por pajisen bashkitë, ministria, bizneset dhe komuniteti që jeton brenda këtyre zonave, me instrumenta shumë më konkret sesi duhet të jetojnë. Parimet europiane thonë se nuk ka receta në zonat e mbrojtura të njëjta në të gjithë botën. Po ashtu nuk mund të ketë rregulla të njëjta nëse një zonë e mbrojtur ndodhet në një mal, në një pyll, apo buzë lumit. Për të treguar vullnetin e kësaj qeverie dhe për t’i kthyer përgjigje pyetjes tuaj, të cilën e quaj pyetje provokuese, po të kishim qëllim të shkatërronim nuk kalonim me vendim të qeverisë nga 17.5 % e territorit në 21.5 %. Nuk merrnim atë vendimin për lumin Vjosa, që është lumi i vetëm i egër në Europë. Në të gjithë vendet e Europës kanë bërë rritje ekonomike duke përdorur pasuritë natyrore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026