Australia sanksionon zyrtarët rusë të burgjeve për vdekjen e Navalny

26 Shkurt 2024 | 07:25

Australia vendosi të hënën sanksione financiare dhe ndalime udhëtimi për shtatë oficerë rusë të burgjeve që i akuzon për keqtrajtim të kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny në burgun ku ai vdiq këtë muaj.

“Australia bën presidentin Putin dhe qeverinë ruse përgjegjëse për trajtimin dhe vdekjen e zotit Navalny në paraburgim”, tha zëvendëskryeministri Richard Marles në një deklaratë.

Australia i është bashkuar zërave perëndimore që kanë drejtuar gishtin drejt Kremlinit për vdekjen e liderit të opozitës ruse por Kremlini ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e tij. Australia ka goditur individë rusë me raunde të shumta të sanksioneve të të drejtave të njeriut “të stilit Magnitsky” që nga dhjetori i vitit 2022, kur aplikoi për herë të parë dënime për rusët e akuzuar për helmimin e Navalny-t në vitin 2020.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian miratuan sanksione të reja kundër Rusisë javën e kaluar në përgjigje të vdekjes së Navalny dhe pushtimit të vazhdueshëm të Moskës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026