Familja ku Hygerta Metaj do të fejohej: Pëllumbi na refuzoi, tha e kam për shkollë
Euronews Albania ka siguruar dosjen për vrasjen e Pëllumb Metës, 50-vjeç i cili ekzekutua nga fëmijët e tij, të cilët tashmë po përballen me drejtësinë.
Në dosje përveç dëshmive të fëmijëve, paraqitet dhe dëshmia e familjes ku vajza e Pëllumb Metës, Hygerta Meta 19-vjeç do të fejohej.
Familja është shprehur se donin të bënin krushqi me Pëllumb Metën, por ky i fundit ka refuzuar të fejoj të bijën duke thënë se ajo do të vazhdonte të ndiqte studimet.
“Në vijim faktin e veprimeve të kryera për fshehjen e kufomës dhe largimin e automjeteve pranon dhe shtetasi Amarildo Meta djali i vogël i familjes Meta. Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O.Q, R.Q, E.Q ku shtetësja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor