Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomati kroat: Serbia, vegël e Vladimir Putin

26 Shkurt 2024 | 14:03

Rriten tensionet diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë. Shkak është bërë deklaratat e ministrit të Jashtëm kroat, i cili e quajti presidentin Vuçiç, një satelit të Vladimir Putin në Ballkan.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliç-Radman e quajti presidentin serb Aleksandar Vuçiç satelit rus, të cilin Vuçiç e vlerësoi si fyerje për qytetarët e Serbisë.

Në një interviste për televizionin RTL, ministri kroat ka theksuar se Serbia po krijon tensione në rajon duke nxitur probleme me të gjithë fqinjët.

Sipas kryediplomatit Kroat, Serbia nuk po promovon marrëdhënie miqësorë në rajon, por po ndjek linja të Rusisë. Ai e quajti Aleksandar Vuçiç një satelit të presidentit rus, Vladimir Putin. Reagimi vjen pak kohë pas përplasjeve të forta diplomatike mes dy vendeve lidhur me shërbimet sekrete. Zagrebi refuzoi pak kohë më parë ambasadorin e ri të Serbisë.

Në një përgjigje në rrjetin social Instagram, Vuçiç akuzoi kryediplomatin kroat se po fyen qytetarët e Serbisë. Sipas tij, Kroacia po ndërhyn në punët e Brendshme të Serbisë dhe

Pas reagimit të Vuçiç ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i dërgoi notë proteste Ambasadës së Kroacisë në Beograd, lidhur me deklaratat e ministrit.

Ministria theksoi se deklarata e Grliq Radmanit është krejtësisht e papranueshme dhe se deklaratat në fjalë paraqesin vazhdimësi të mëtutjeshme të ndërtimit të një atmosfere të urrejtjes ndaj Serbisë dhe popullit serb dhe cenojnë politikën e përbashkët për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Edhe kryeministrja serbe i cilësoi deklaratat si gjest të papranueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026