“Triptiku i Puçinit” vjen në TKOB, ja datat kur mund ta shikoni
Në 100-vjetorin e vdekjes së Giacomo Puccini-t, ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit do te shfaqet koleksioni me tre opera me një akt “Il trittico’” me skenografi të ardhur enkas nga Italia.
Tri opera në një natë “Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, nga Giacomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: VDEKJA
“Është natë. Mbi Senë është ankoruar një varkë e vjetër…” kështu nis “Il Tabarro” një histori dashurie me fund tragjik në Parisin e romancave të mëdha.
“Suor Angelica” na çon në shekullin e 1️7-të. Në një manastir murgeshash. Një vajzë vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e saj.
“Gianni Schicchi”,personazhi më interesant i Firences së atyre viteve, e gjen veten në kostumin e një pasaniku që sapo ka ndërruar jetë, por ka lënë një testament që ka mërzitur familjarët. I shtirur si një pasanik në shtratin e vdekjes për të lënë testamentin e ri, Gianni i bën lëmsh të gjithë me bëmat e tij.
Tre skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, me mbështetjen e Fondazzione Festival Pucciniano dhe Institutit Italian të Kulturës. Il Trittico ishte vepra e fundit e përfunduar nga Giacomo Puccini i cili vdiq para se të përfundonte kryeveprën e tij të fundit, Turandot.
“Il Trittico”, vepra që nuk duhet ta humbisni, do të vijë në TKOB në datat 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë