Taylor Thomas, është shtetas amerikan, i cili prej një muaj e gjysme jeton në Shqipëri. Puna e tij është të krijojë video në rrjetet sociale, mbi vendet që udhëton. Në vendin tonë ka gjetur audiencën e dëshiruar.
“Këtu është shumë më e lehtë për të krijuar video, arrin më shumë shikues, kjo ndoshta sepse në vendet e tjera ka shumë konkurrencë në këtë sektor”,-tha Taylor Thomas, shtetas amerikan.
Vendi ynë për Taylor, është shumë herë më i përballueshëm për të jetuar.
“E dija që këtu është jetesa më e përballueshme se në vendet e tjera të Evropës. Për aq kohë sa kë një pasaportë, mund të qëndrosh në Shqipëri, deri më 1 vit, pa vizë, këtë gjë po bëj aktualisht”, tha Taylor Thomas, shtetas amerikan.
“Shqipëria është kthyer në një destinacion për të jetuar, e sidomos për nomadët digjitalë. të cilët pas pandemisë gjetën veten e tyre në vendin tonë. lehtësirat fiskale por dhe krijimi i laburatorëve digjitalë janë ndër arsyet kryesore pse ata zgjedhin të ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri”
Kërkesat e shtetasve të huaj për të ardhur në Shqipëri, janë shtuar. Disa kërkojnë punë onlinë e disa të tjerë kërkojnë të zhvendosen këtu. Faktori ekonomik është ai që e kthen Shqipërinë në tokën e premtuar.
“Shqipëria është ndër ato vende që mund të kalosh shumë mirë duke shpenzuar pak, ka një trend rritës të qytetarëve që vijnë nga Amerika, për shkak se ata mund të qëndrojnë një vit në Shqipëri, pa pasur nevojë për të lëvizur nga Italia kemi shumë”, tha Skerdi Sino, shoqata e nomadëve digjitalë.
Tumo tek Piramida e Tiranës, është një hapësirë e dedikuar pikërisht teknologjisë. Të rinj, zgjedhin të kryejnë kurse falas, pikërisht për të qenë nomadët e të ardhmes.
“Ofrohen 10 disiplina që kanë lidhje me teknologjinë dhe artin. nuk duhet të kesh asgjë me vete sepse çdo gjë ofrohet nga ne. secili student ka trajnerin e tij”, Imelda Zeqo, Tumo.
Për shkak të kërkesave të shumta, kanë nisur dhe abuzimet. Viza për nomadet digjitale, po keqpërdoret nga shtetas të vendeve të Lindjes.
“Nomad viza që ne krijuam po shfrytëzohet shumë nga shtetas nga Pakistani, India, vendet e Afrikës për të ardhur këtu dhe për të kërkuar punë. e përdorin Shqipërinë si trampolinë”,.
Ende nuk ka një numër të saktë sesa shtetas kanë ardhur si nomade digjitale në Shqipëri, por ajo që mendohet është se të ardhurat e tyre janë të konsiderueshme. Afro 35 % e tyre përllogaritet të paguhen nga 50 mijë-100 mijë dollarë në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Marsi, muaj i mbarë për martesa”, Astrologu: Çiftet e këtyre datave nuk ndahen
- Vrasja e babait, gazetari: Motivi i fejesës s’qëndron, si mund të gjendet autori