Suedia anëtarësohet në NATO, reagon presidenti Begaj: Aleanca jonë u bë më e fortë

26 Shkurt 2024 | 19:29

Parlamenti i Hungarisë e ka miratuar të hënën projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO. Hungaria ka qenë vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e ka bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike.

Ligjvënësit kanë votuar me 188 vota për dhe gjashtë kundër.

Presidenti Bajram Begaj i kauruar mirëseardhjen shtetit më të ri  të aleancës së NATO-s me një postim në platformën “X” ku shkruan:

Mirë se vini, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive.


Qeveria e Orbanit është përballur me presion prej aleatëve të NATO-s që të jetë në përputhje me vendet tjera të aleancës dhe të ratifikojë marrëveshjen për pranim të Suedisë.

“Më në fund është kryer, Suedia është anëtarja e 32-të e aleancës, dhe në këtë mënyrë NATO-ja është bërë më e fortë”, ka thënë Agnes Vadai, ligjvënëse e partisë opozitare hungareze, Koalicioni Demokratik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026