9 euro bileta ndaj Suedisë, 1500 copë në dispozicion të tifozërisë kuqezi
Nga kjo e martë të gjithë tifozët shqiptare të cilët duan të ndjekin nga afër kuqezinjtë në Stockholm, mund të blejnë biletën online. FSHF ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi që biletat për ndeshjen e 25 marsit ndaj Suedisë kanë dalë në shitje, ndërsa 1500 copë janë në dispozicion. Çmimi për një prej tyre është i ulët, konkretisht 9 euro, ndërsa pritet që ato të shiten në një kohë të shkurtër, pjesa më e madhe nga shqiptarët që jetojnë në Suedi e jo vetëm.
Mënyra e blerjes do të jetë e njëjtë si ajo përgjatë kualifikueseve të evropianit, online nëpërmjet linkut të postuar në artikullin e FSHF. Në një vëzhgim të shpejtë, seksioni 117 është në dispozicion të tifozëve miq, me Suedinë që është skuadra pritëse. Kujtojmë se krahas Suedisë, Shqipëria ka zyrtarizuar dhe 2 miqësore të tjera, me Kilin dhe Lihtenshtejnin. Njëra prej tyre luhet më 22 mars në Itali, ndërsa ajo me skuadrën nga kontinenti i vjetër më 3 qershor në Austri.
Kuqezinjtë presin dhe një kundërshtar të fundit, me të cilin pritet të ndeshen në muajin qershor, për tu bërë gati për kampionatin evropian duke nisur nga 14 qershori. Shqipëria e nis zyrtarisht rrugëtimin më 15 qershor me Italinë, 19 qershor me Kroacinë dhe 24 me Spanjën.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
- 09:15 Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:48 Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
- 08:35 Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet