Reforma zgjedhore, sugjerimet e Celibashit për votimin elektronik dhe depolitizimin
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mori pjesë këtë të martë në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, ku kërkoi që rekomandimet e OSBE-ODHIR të merren parasysh në tryezën e diskutimeve.
Celibashi në fjalën e tij tha se është e pamundur që të bëhet depolizimi i plotë i administratës zgjedhore, ndaj ai propozoi një depolitizim të pjesshëm.
“Ne kemi probleme që vijnë nga mënyra sesi janë të ndërtuara komisioniet e QV apo KZAZ. Mendoj që është pak herët për t’i larguar tërësisht partitë politike nga administrimi zgjedhor. KQZ ka një lloj kredibiliteti deri diku të pranuar, të besueshëm nga i gjithë spektri politik, pse jo në komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ dhe në çdo lloj rrethane të organizimit duhet të jetë kusht që kush është komisioner, të jetë i trajnuar dhe certifikuar”, tha Celibashi.
Celibashi u ndal edhe te votimi elektronik, ku tha se fillimisht duhet të merret një vendim politik dhe më pas të përllogariten dhe kostot e shtrirjes së tij në të gjithë territorin e vendit.
Ai tha se nuk është shumë i bindur nëse votimi elektronik duhet shtrirë në të gjithë territorin, por nëse politika vendos atëherë duhen përllogaritur kostot dhe faktori njeri.
“Votimi elektronik do duhet të merret një vendim politik më së pari. Ka vullnet për të shtrirë bazuar në eksperiencën e deritanishme. Në një lloj mënyrë si komisoner, edhe brenda KQZ kemi pikëpamje të ndryshme, edhe unë e mbështes në parim shtrirjen më gjerë të votimit elektronik nga sa ne jemi duke e aplikuar. Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri. Në lidhje me njerëzit që do merren me aspektin teknik të zhvillimit të këtij procesi. Edhe pse pati deri diku kontestime të forta në lidhje me zhvillimin e votimit elektronik, veçanërisht në Elbasan, nga verifikimi patëm përputhshmëri 100% me fletët e votimit dhe votat dixhitale”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore