Komisioni i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nikolla toleroi moszhvillimin e seancës
Ka nisur online mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhora pasi dështoi fizikisht ku demokratët patën përplasje me socialistët.
Bashkëkryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj është shprehur se është kryetarja Lindita Nikolla, e cila ka toleruar mos-zhvillimin e komisionit.
Në fjalën e tij, ai nënvizoi se kryetarja Nikolla duhet të garantojë zhvillimin e Komisionit në mënyrë fizike pasi vetëm kështu deputetët kanë mundësi të diskutojnë.
“Është kryetarja e Kuvendit e cila për arsyet e veta jo dashamirëse ka toleruar mos-zhvillimin apo pengimin e këtij komisioni. Kështu që thirrja ime i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal dhe efektiv të veprimtarisë së këtij komisioni.
Do jetë gjithmonë kërkesë sistematike dhe insistuese që kryetarja të garantojë zhvillimin e komisionit të reformës. Ne i qëndrojmë gjithmonë rregullores që mbledhjet e komisionit duhet të zhvillohen fizikisht në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të diskutojnë. Kjo reformë do të gëzojë legjitimitetin publik”-tha ai.
Në mbledhjen online po marrin pjesë vetëm deputetët e PD, mbështetës të Lulzim Bashës, ndërsa kanë refuzuar që t’i bashkohen mbledhjes mbështetësit e Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë