Mungon akt-ekspertimi topografik, shtyhet seanca për Vangjush Dakon

27 Shkurt 2024 | 12:38

Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako është shtyrë për në datë 18 mars ora 13:00. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e akt-ekspertimit topografik që gjykata kishte kërkuar nga ana e organit të akuzës.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Të hënën, GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku, për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026