Sali Berisha kërkon ndryshim të masës së sigurisë, shtuhet seanca në GJKKO

27 Shkurt 2024 | 16:23

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për një datë tjetër, pasi gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka mungoi.

Bëhet e ditur se gjyqtarja ndodhej në një tjetër proces gjyqësor dhe duke qenë se kaloi orari zyrtar seanca e sotme për ish-kryeministrin u shty në një datë ende të pacaktuar.

Ditën e sotme pritej të shqyrtohej në GJKKO kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për revokim të masës së sigurisë

Kujtojmë se që prej 30 dhjetorit, lideri i “Rithemelimit” ndodhet në arrest shtëpie, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” për akuzën e korrupsionit me bashkëpunim lidhur me dosjen e privatizimit te ish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026