Berisha: Nesër, shkojmë në protestë të bashkuar, më të fortë se kurrë

19 Shkurt 2024 | 20:04

Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë ku dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’ u shpreh se ditën e nersërme do i kërkojnë llogari kreut të qeverisë Edi Rama për shkatërrimin që sipas tij i ka bërë Shqipërisë.

Mes tjerash ai theksoi se Edi Rama është rrezik i madh për kombin shqiptar, këtë e ka denoncuar opozita, por këtë e provoi shumë mirë regjistrimi i popullatës.

Fjala e plotë:

Edi Rama është një rrezik i madh për demokracinë.

Nuk e themi ne, e thonë raportet e OSBE-së. Ky vjedh votën, ku blen votën.

A është pluralizëm kur kryetari i opozitës ndalohet, i ndalohet emri në fletën e votimit?

A është pluralizëm kur vula e partisë më të madhe opozitare mbahet peng me mercenarë të drejtësisë?

A është pluralizëm kur lideri i opozitës arrestohet njëlloj si në Iran, Rusi, Korenë e Veriut apo në Ugandë?

A është pluralizëm kur në parlament ndalohen komisionet hetimore, e drejta për të propozuar ligje, e drejta për të zgjedhur kryetarin grupi i opozitës?

Jo, kjo nuk është pluralizëm, kjo është diktaturë.

Prandaj një thirrje kombëtare kësaj here, një thirrje që shkon për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu që ka gjak shqiptari, më 20 shkurt të dalë në protestë për demokracinë, për pluralizmin, për lirinë.

Edi Rama është rrezik i madh për kombin shqiptar, këtë e ka denoncuar opozita, por këtë e provoi shumë mirë regjistrimi i popullatës. Ky regjim, ky narkoshtet përgjysmoi si murtajë popullatën në Shqipëri, sa asnjë pushtim tjetër, sa asnjë mënxyrë tjetër, kjo vetëm për shkak të dhunimit të votës, vjedhjes së fondeve dhe pasurive publike.

Edi Rama është rrezik madhor për kombin shqiptar se ai është dëshmuar një armik i egër, primitiv, i pabesë ndaj gjysmës së kombit që jeton në Kosovë, në një shtet tjetër të pavarur.

Kurrë nuk duhet të pranojmë një kryeministër të tillë, ndaj dhe nesër është dita që shqiptarët të flasin në emër të kombit të tyre: o sot, o kurrë.

Miq, këto dy vite pamë shumë gjëra, pamë Rrajat që thyenin shkopinj bejsbolli mbi kafka qytetarësh dhe se si gjykatat i shpallën plagosje të lehta.

Pamë arrestimin pa prova dhe fakte të kreut të opozitës, vetëm pse është në hetim.

Pamë gardën që ndalon deputetët e opozitës të kryejnë detyrën e tyre.

Prandaj me 20 shkurt ne do kërkojmë llogari për çdo ditë të zezë të kësaj dekade shkatërrimtare.

Ne do fitojmë.

Të dashur miq, nesër më 20 shkurt, ne shkojmë të bashkuar, shkojmë më të fortë se kurrë.

Mos harroni se çfarë përpjekjesh primitive, antidemokratike, antishqiptare u bënë që të na përçanin, të na bënin copë e çikë, vetëm e vetëm pse qëndronim në mbrojtje të interesit kombëtar, në mbrojtje të interesit shqiptar, në mbrojtje të pasurive të tyre, në mbrojtje të financave të tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026