Pse po vjen Zelenski në Tiranë? Diplomati zbulon çfarë do ndodhë
Diplomati Arben Çejku ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth vizitës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë.
Ai tha se Shqipëria që prej nisjes së agresionit rus e ka mbështetur Ukrainën, e madje ka pasur kontributin e saj pozitiv edh enë Këshillin e sigurimit, ku ishte anëtare jo e përhershme.
“E para është pjesa simbolike. Shqipëria ka dy vite që është e rreshtuar përkrahë Ukrainës, ka mbështetur personalisht edhe Zelenskyn. Shqipëria si anëtare jo e përhershme e këshillit të sigurimit, bashkë me Shtetet e Bashkuara ka qenë përkrahë Ukrainës dhe të gjitha rezolutat e dala në këtë periudhe shumë të rëndësishme në një farë mënyre kanë edhe kontributin e Shqipërisë.
Ana tjetër është se jo gjithë vendet e rajonit kanë qenë në të njëjtën linjë të mbrojtjes së Ukrainës dhe dënimit të agresionit rus në Ukrainë, kam parasysh këtu Serbinë.
E treta Zelensky është në një përpjekje të ethshme diplomatike për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtarëve drejt një dokumenti paqeje të cilin duhet ta mbështesin aktorët kryesorë ndërkombëtarë dhe njëkohësisht të jetë palë edhe Rusia në këtë rast sepse nuk mund të përfundoje lufta ndryshe”,-tha diplomati.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital