“Serbia me ultimatum në Tiranë”- mediat serbe zbulojnë ‘misionin’ e Vuçiç në Samit
28 Shkurt 2024 |
11:48
Mediat serbe kanë publikuar dhe kërkesën që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të bëjë në Samitin mes Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore që po mbahet këtë të mërkurë në Tiranë.
Sipas mediave vendase, Serbia do të jetë i vetmi vend i cili do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që do të miratohet.
Ende nuk dihet se si do të duket teksti i deklaratës në fund, por Serbia do të kërkojë që të hiqen nga deklarata:
- Sanksionet për Federatën Ruse
- Ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit
- Ne tekst nuk duhet të thuhet vendet e rajonit, por Ballkani. Serbia e bëri këtë kërkesë për shkak të Kosovës, sepse Serbia kurrë nuk do ta quajë Kosovën “shtet”.
Mediat serbe nënvizojnë se Presidenti Vuçiç do të luftojë për çdo fjalë në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë janë dakord me propozimin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta
- Vuçiç flet serbisht në Tiranë: Serbia do kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës
Lajme të Sugjeruara
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage