Opozita dorëzon në Kushtetuese padi për ligjin për taksimin e profesioneve të lira

28 Shkurt 2024 | 13:26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e shoqëruar me kolegët e saj të grupit parlamentar depozituan këtë të mërkurë një padi në Kushtetuese mbi ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

Tabaku në deklaratën e dhënë për media pas depozitimit të padisë, tha se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mos pranojë një vendim që godet shtresën e mesme.

“Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap  një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme”, tha Tabaku.

Deputetja apeloi ndaj t’i gjitha institucioneve në vend, si Avokati i Popullit dhe më gjerë që t’i bashkohen padisë së PD për të frenuar dekretimin e këtij ligji.

“I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë”, apeloi Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026