Vranë adoleshentin, shtyhet seanca e 4 të miturve! Tensione nga familja e viktimës
Është shtyrë seanca kundër katër të miturve që vranë adoleshentin në Gramsh, shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të viktimës tjetër të kësaj ngjarje, pra mbrojtja e personit që u plagos.
Ka pasur tensione në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Policia e shtetit ka ndërhyrë për të larguar familjarët.
Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu edhe seanca e mbajtur më 2 shkurt, u shty për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues prej tre gjyqtarësh. Në këtë seancë ka pasur shumë tensione dhe një situatë të rënduar mes familjarëve në sallë. Po ashtu avokatët mbrojtës të familjarëve të viktimës kanë kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar, i kërkuar më herët nga mbrojtja e të akuzuarve.
Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.
Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katërt adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë