Analisti: Rama e bëri Vuçiç fuqi kryesore në rajon

29 Shkurt 2024 | 12:10

Analisti Sadri Rambaja tha në një intervistë për Euronews Albania se mungesa e një takimi të presidentit të Ukrainës Zelensky me presidenten e Kosovës nuk ka rëndësi aq sa ka rëndësi vizita e tij në kryeqendrën e shqiptarëve, Tiranë.

Kjo pasi sipas tij Kosova nuk ka çfarë t’i ofrojë Ukrainës përveç  mbështetjes në rrafshin deklarativ.

Ramabaja theksoi se në samitin e djeshëm, Vuçiç arriti të promovojë Serbinë si lidere në Ballkanin Perëndimor, kjo falë edhe miqësisë me kryeministrin Rama.

“Serbia është një nga furnizuesit kryesorë të armatës ukrainase me municion, prandaj përkëdhelet nga NATO, duke anashkaluar agresivitetin ndaj Kosovës. Vuçiç arriti që të promovojë Serbinë si lidere në Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq këtë nuk duhej ta arrinte në Tiranë, por ja arriti. Kjo është shenja se deri ku ka arritur të imponohet arroganca e Serbisë, nuk i duhej  bërë ky lëshim në Tiranë. Por këto janë  raportet mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb. Po të ishte mbajtur ky takim në Zagreb nuk do hiqeshin nga deklarata për Ukrainën pika e sanksioneve për Rusinë dhe ndikimin e saj malinj në rajon”,  tha Ramabaja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026