Skënderbeu me mungesa në Laç, Gvozdenoviç i lumtur dhe me 1 pikë

29 Shkurt 2024 | 15:16

Fitorja me Partizanin ka ndikuar në aspektin moral tek Skënderbeu, i cili synon të gjejë vijueshmërinë në kampionat. Korçarët kanë një tjetër kundërshtar të fortë përballë të mërkurën e bëhet fjalë për Laçin. Kurbinasit edhe pse nuk kanë asnjë fitore në 5 javët e fundit, mbeten një kockë e fortë, sidomos kur Skënderbeu vuan mungesën e disa lojtarëve.

“Kemi nesër Laçin, situata është si para Partizanit, Uce jashtë, Franklin jashtë, Ergi është jashtë”, Ivan Gvozdenoviç, trajner i Skënderbeut.

Tekniku Gvozdenoviç pohon se skuadra ka gjithmonë presion, pasi i tillë është kampionati.

“Gjithmonë jemi në presion, nuk kemi mbaruar akoma, kemi 12 ndeshje, kemi nevojë për pikët. 1 humbje na con poshtë, kemi presion, pork jo është situata dhe do luftojmë”, Ivan Gvozdenoviç, trajner i Skënderbeut.

Ndaj Laçit, 1 pikë nuk do të konsiderohej rezultat negativ.

“Neve do futemi në ndeshje për fitore, pastaj ju e dini një ndeshje ka 3 rezultate dhe ndoshta me 1 pikë nuk është keq”, tha Ivan Gvozdenoviç, trajner i Skënderbeut.

Java e 26-të e Superligës Shqiptare vijon të premten me 3 përballje, ku krahas asaj në Laç, luhen dhe Egnatia-Dinamo City dhe Partizani-Kukësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026