Gripi drejt largimit, raporti i ISHP: Bie në rreth 15 mijë numri i vizitave në javë

29 Shkurt 2024 | 15:34

Gripi ka dalë tashmë nga pragu epidemik. Shifrat e të infekuarve me viroza të stinës dhe grip kanë ardhur në rënie për të dytën javë radhazi.

Sipas të dhënave zyrtare të ISHP në javën që lam pas tek mjeku janë paraqitur 15.478 persona me shqetësime të lidhura me gripin.

Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se dy javë  më parë ku, u regjistrua dhe niveli më I lartë I infektimeve me 17602 persona që kërkuan ndihmë mjeksore.

Ekspertët pohojnë se kurba e infektimeve po bie.

Të infektuarit janë shpërnadrë në të gjithë Shqipërinë. Incidence më e lartë e infektimeve vërehet në Tiranë , Mat dhe Gramsh.

Sa i takon moshës, vërehet se shumica i përkasin grup moshës 1-4 vjeç.

Në javën e fundit, vërehet se ka patur edhe një rritje të rasteve të fëmijëve të prekur nga fruthi.

Për dy muajt e parë të vitit janë  identifikuar 31 raste, Incidenca e sëmundjes në vend është 1.1 raste/100 000 banorë. Rastet i përkasin moshës nga 0-38 vjeç. Numri më i lartë i përket grupmoshës 5-9 vjec me 35.5% të totalit të rasteve të konfirmuar.

Incidenca më e lartë është në grupmoshën 2-4 vjec me 1.3 raste/100 000 banorë.

Nga 31 rastet e konfirmuar 19 janë shtruar në spital dhe 12 kanë qëndruar në kushte shtëpie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026