“Mos kombinoni bukën me djathë” – Nutricionisti tregon pse duhet shmangur  

1 Mars 2024 | 08:21

Nutricionisti Ylli Gramatiku tha në emisionin GoodMorning  Albanians në Euronews Albania se buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasi nuk treten në organizëm duke shkaktuar fryrje të barkut.

Nutricionisti shpjegoi se përbërja e këtyre dy ushqimeve, që jemi mësuar gjithë jetën t’i hamë të kombinuara me njëra-tjetrën, ka karbohidratet dhe proteinat që nuk treten së bashku.

“Buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasin karbohidratet dhe proteinat nuk treten së bashku. Kur ushqehesh me bukë dhe djathë dhe fillon fryhesh pas gjysmë ore, nuk do të thotë që je ngopur por je fryrë, kuptohet që organizmi s’e ka tretur”, tha nutricionisti.

Sipas eksperti ushqimor Abdyl Sinani të gjithë mund t’i përdorin këto ushqime bashkë nëse ua përballon organizmi ndërsa fryrja është një proces shkencor.

“Teori të reja dalin vazhdimisht, derisa organizmi jonë i përballon me sukses do t’i konsumojë. Fryrja është një proces shkencor; majatë natyrale e zbërthejnë sheqerin në gaz karbonik, ujë dhe nxehtësi”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024