Hapja e Bazës së Kuçovës, Rama: Element sigurie për Ballkanin, dikur i shërbente BS
Kryeministri Edi Rama është shprehur se baza e NATO-s në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sipas tij, është i kërcënuar nga influenca ruse.
Komentet Rama i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj baze, ku tha se dikur kjo bazë shihej si një pikë strategjike nga Bashkimi Sovjetik, për t’u përdorur kundër Perëndimit.
Rama gjithashtu falenderoi të pranishmit dhe kontribuesit që bënë të mundur ngritjen e kësaj baze.
“Duke parë një pjesë të të pranishmëve që janë këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po i referohem një fragmenti të gazetës Zëri i Popullit në maj të vitit 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i BS dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur nga gëzimi për të pritur shokun Hrushov.
Shqipëria me këtë bazë që hapim sot konsiderohej një avanpost strategjik i BS përballë Europës Perëndimore dhe në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombarues. Po të citosh planet e luftës, lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Mynihut, 3 bazave të Italisë, etj dhe pjesë e bombardimeve do të ishin edhe avionët në Kuçovë.
Sot jetojmë në një kohë tjetër. Unë jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh arriti të përfundojë dhe bashkë me ne janë edhe plot miq dhe aleatë. Doja të falenderoja ministrin e Mbrojtjes së Italisë që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete, aleatët dhe miqtë turq, që për tre dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj baze, e cila sot është tërësisht e transformuar.
Një bazë që është një tjetër elementë sigurie për Ballkanin Perëndimor, i cili e di mirë që është një rajon jo i parrezukuar nga ambicjet ruse. Uroj shumë që baza e NATO-s të sjellë mundësi të reja, duke ndikuar edhe në ekonominë lokale”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus