Varkat luksoze të drurit në Shijak, mjeshtrit italianë sjellin modelin venecian
Rreth 10 milje nga deti, në një fshat të Shijakut, që askush s’mund ta mendonte, bëhen varka lundruese prej druri.
Kjo është punishtja e ideuar nga italiani Claudio Causin në fshatin Pjezë, aty ku punohen këto varka që mbajnë emra shqiptare.
Në një kohë, që punimet me dorë dhe ato të drurit rrezikojnë “zhdukjen”, mjeshtrit e sëpatës synojnë kështu të mbajnë gjallë një ndër zanatet më të vjetra në botë.
“Ideja erdhi nga një pasion i imi para disa vitesh. Kur u zhvendosa këtu vite më parë doja të promovoja një produkt shqiptar me cilësi të shkëlqyer në nivel, jo vetëm vendas, por mbi të gjitha evropian. Ideja ishte pikërisht të rivlerësohej druri si material, duke e aplikuar pikërisht në këto teknologji të reja, për ta nxjerrë në plan të parë, duke qenë se vitet e fundit ky material është reduktuar nga tekstilet me fije qelqi dhe plastike”, thotw Claudio Causin, ideuesi i projektit.
“Kemi sjellë këtu tek ju traditën veneciane, por duke e gërshetuar me traditën shqiptare. Prandaj, varkat tona mbajnë emrat ‘Zana’, ‘Shtriga’, ‘Iliria’ etj. Janë të bëra me drurë të imët, tërësisht ekologjik dhe mbi të gjitha, të punuara me dorë, deri në detajin më të vogël”, shprehet Francesco Bressan, organizator i kompanisë.
Referuar çmimeve, pa frikë ato mund të konsiderohen prodhime luksi, thotë një nga ortakët shqiptarë të kompanisë.
“Prodhimet tona, detyrimisht duke qenë artizanale dhe të personalizuara, hyjnë tek prodhimet luksoze. Çmimet variojnë në madhësi dhe në varësi të kërkesave të klientit. Fillojnë nga 20 000-250 000 euro e më lart”, tregon Marko Elezi, ortak shqiptar.
Të gjata nga 5 deri në 18 metra, në projektet e ardhshme të kompanisë është prodhimi i mjeteve lundruese luksoze deri në 60 metra, por edhe skafeve të frymëzuara nga anijet e dikurshme ilire. Kjo synohet të arrihet pasi të zgjidhet penalizimi më i madh i deritanishëm, pozicionimi i kantierit në një zonë me dalje në det.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve