Abilekaj përplaset me gjeneralin: Talleni me fondet, ja fusin kanabis nëpër reparte

4 Mars 2024 | 22:47

Gazetari Enton Abilekaj debatoi me gjeneralin Aleksandër Pando në emisionin Now në Euronews Albania, lidhur me fondet për ushtrinë.

Sipas tij, fondet për ushtrinë shpërdorohen nga politika jo e duhur lidhur me FA.

“Në vend që të blejnë armatim të mirë ja fusin me ca Cugar të përdorur që pastaj prishen, s’i përdorim dot as për emergjenca civile. Ne jemi konsumatorë, jemi të varur nga të mëdhenjtë. Sot gëzonin më shumë pilotët e vjetër se kishin nostalgjinë e një ushtrie që ekzistonte, sot kemi një ushtri që shkon stërvitet dhe po i thanë shko në luftë se’ di a e ka armën apo jo”, tha Abilekaj.

“Ne nuk jemi vetëm konsumatorë, kemi 174 vetë që shërbejnë në misione, kemi edhe dëshmorë në misione”,  u shpreh gjenerali.

“Flas për politikën qeveritare që s’të jep mjetin që  të bësh detyrën, se blihen me tenderë që nuk dihet çfarë janë dhe këta tallen me fondet dhe ngelemi me reparte që ja fut kanabisit ai se s’ka çfarë bën”, u përgjigj Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026